FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kë takoi Luan Rama në Pekin? Vizita suprizë në Tiranë e Prodit

Zëvëndëskryetari i LSI-së, Luan Rama ndodhet në Pekin, aty ku ka marrë pjesë në konferencën me temë: “PKK in dialogue with world political parties high-level meeting”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Rama informon se aty ka takuar Romano Prodi, ish-Presidenti i Komisionit Europian. ”Me një mik të mirë të Shqipërisë: Romano Prodi, ish-Kryeministër i Italisë dhe ish-President i Komisionit Europian”,-shkruan Rama.

Më tej zv/kryetari i LSI-së shkruan se i ka përcjellë falenderimit për kontributin dhe rolin e tij në ngjarjet e ’97. Më tej Rama tregon se Prodi do të vijë në Tiranë në përkujtim të 20-vjetorit të misionit ”Alba”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Gjatë takimit shfrytëzova rastin ta falenderoj zotin Prodi për rolin e veçantë që ai ka luajtur në mënyrë të veçantë 20 vjet më parë pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997! Ndjehem me zemër një mik i Shqipërisë, më tha zoti Prodi, e do të vi në Tiranë pas disa ditësh në përkujtim të 20-vjetorit të misionit “Alba”. Biseduam gjithashtu edhe për rolin që duhet të luajnë partitë politike në emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?