FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërpaçi: Kolegji Zgjedhor refuzoi shtetin e së drejtës për shtetin e partisë

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Kërpaçi shprehet se ky Kolegji refuzoi shtetin e së drejtës për shtetin e partisë.

Kolegji Zgjedhor refuzoi shtetin e së drejtës për shtetin e partisë. Kjo vetëm sa do të çojë në humbje besimi dhe në rritjen e arsyeve për largim të Shqiptarëve, ku numri i azilkërkuesve sipas Eurostat është rritur 3 mujorin e parë të 2019. Ndërkohë ne që do ndërtojmë të ardhmen këtu, nuk do të lejojmë që siç vodhën zgjedhjet, të vjedhin të ardhmen e brezit të ri dhe të Shqiptarëve që meritojnë një Shqipëri Europiane jo diktatoriale. Asnjë hap pas! Shqipëria Shtëpia Juaj!”,- shkruan Floida Kërpaçi në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?