Kërpaçi: Programi ynë i rinisë ka në themel arsimin cilësor dhe punësimin e mirëpaguar
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi deklaroi se Programi i LSI-së për rininë ka në themel arsimin cilësor dhe mbi të gjitha lidhet me punësimin e mirëpaguar. “Problemi i largimit të të rinjve është një problem që të gjithë e ndjejmë. Për këtë arsye LSI është angazhuar me programin e rinisë që në themel ka arsimin cilësor dhe mbi të gjitha lidhet me punësimin e mirëpaguar. Me këtë synim ne do të realizojmë programin ‘Mëso dhe fito’ i cili rrit numrin e shkollave profesionale. Të gërshetojmë arsimimin profesional me marrjen e dijeve teorike që gjatë vitit shkollor, nxënësit/studentët edhe të mësojnë edhe të fitojnë. Propozimi i dytë i ynë është që të ulim shpenzimet e studentëve duke ulur tarifat e studimit dhe të garantohet një paketë që siguron uljen e kostos së studentëve. Këtu përfshihet banimi, studimi, ushqimi, transporti dhe mjetet mësimore. Pika e tretë është shumë e rëndësishme; kjo përfshin praktikat e detyruara të punës, në bachelor dhe master, ku të përshtaten kurrikulat e 1-2 viteve të fundit për studentët e veçantë, për të ju përgjigjur nevojave të kompanive. Kjo kuptohet mbi bazën e marrëveshjeve, qeveri-biznes. Këto investime do të realizohen duke rritur buxhetin e arsimit në 5% të PBB. Programi ynë garanton lidhjen e arsimit me tregun e punës dhe u garanton të rinjve punësim të mirëpaguar. Për këtë kemi propozuar programe intensive për hyrjen e të rinjve në tregun e punës me programin madhor që është garancia për të rinjtë që është ‘Youth garant’ që na ofron ne me BE-në. Subvencionim deri në 2 mijë euro për kompanitë që punësojnë të rinjtë që përfitohet në fund të 12 muajshit. Kredi të buta për të rinjtë që duan të hapin një biznes të ri dhe që kanë 1 vit që operojnë në treg. Një masë e tretë është edhe ngritja e inkubatorëve të biznesit inovatore me qëllim ngritjen e start-up të inovacionit dhe teknologjisë. LSI është parti e të rinjve që u ka hapur derën gjithmonë të rinjve”, deklaroi dje ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.
Fjala e plotë në prezantimin e programit të LSI
e shkollave profesionale. Të gërshetojmë arsimimin profesional me marrjen e dijeve teorike që gjatë vitit shkollor, nxënësit/studentët edhe të mësojnë edhe të fitojnë.
Propozimi i dytë i ynë është që të ulim shpenzimet e studentëve duke ulur tarifat e studimit dhe të garantohet një paketë që siguron uljen e kostos së studentëve. Këtu përfshihet banimi, studimi, ushqimi, transporti dhe mjetet mësimore.
Pika e tretë është shumë e rëndësishme; kjo përfshin praktikat e detyruara të punës, në bachelor dhe master, ku të përshtaten kurrikulat e 1-2 viteve të fundit për studentët e veçantë, për të ju përgjigjur nevojave të kompanive. Kjo kuptohet mbi bazën e marrëveshjeve, qeveri-biznes.
Këto investime do të realizohen duke rritur buxhetin e arsimit në 5% të PBB. Programi ynë garanton lidhjen e arsimit me tregun e punës dhe u garanton të rinjve punësim të mirëpaguar. Për këtë kemi propozuar programe intensive për hyrjen e të rinjve në tregun e punës me programin madhor që është garancia për të rinjtë që është ‘Youth garant’ që na ofron ne me BE-në.
Subvencionim deri në 2 mijë euro për kompanitë që punësojnë të rinjtë që përfitohet në fund të 12 muajshit.
Kredi të buta për të rinjtë që duan të hapin një biznes të ri dhe që kanë 1 vit që operojnë në treg.
Një masë e tretë është edhe ngritja e inkubatorëve të biznesit inovatore me qëllim ngritjen e start-up të inovacionit dhe teknologjisë.
LSI është parti e të rinjve që u ka hapur derën gjithmonë të rinjve.
KOHA JONË SONDAZH

