Këshilli i Stabilizim Asocimit/Rama lë jashtë opozitën, PD: Frikë nga kriminalizimi

Pas një tradite 6-vjeçare, Partia Demokratike hedh akuza se Qeveria për herë të parë ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.

Përmes një deklarate për mediat, demokratët thonë se prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Evropian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Sipas tyre, ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur, “qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Partisë Demokratike, në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, thuhet në reagimin e PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?