Kokëdhima: Ruani veten që t’u ruaj perëndia, mos prisni gjë nga qeveria!

ZGJIDHJA, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima, ka reaguar në lidhje me motin e keq që është duke mbajtur në mbarë Shqipërinë, ku ka pasur reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në një deklaratë për mediat ZGJIDHJA shprehet se qeveria gjithmonë ka qëndruar indiferente ndaj të tilla situatave dhe sa duket do të qëndrojë kështu edhe këtë herë, ndërsa shqiptarët vuajnë nga fatkeqësitë natyrore.

Deklarata për mediat i ZGJIDHJA-s:

Më 9 nëntor, ZGJIDHJA i kërkoi qeverisë, me ngulm e shqetësim të thellë, që të merrte masa urgjente dhe të gjithanshme për të përballuar emergjencat. Ajo paralajmëroi se “Çitjanet e Ramës nuk do t’i ndalojnë fatkeqësitë që po na vijnë nga dimri”. Por “vuvi” nuk hartoi dot asnjë plan reagimi. Sot Shqipëria është e përfshirë nga një mot ekstrem, me reshje të shumta dhe përmbytje. Instituti i Gjeoshkencave publikoi hartën me qarqet më të rrezikuara. Nga portet e Shqipërisë sot nuk është nisur asnjë traget sepse deti është i tërbuar. Në veri dhe në jug ka nisur bllokimi i rrugëve nga rënia e gurëve. Por çfarë bëjnë tani mëkatarët e tranzicionit në parlament?! Po përleshen si gjithnjë, kush je ti e kush jam unë! Asnjë fjalë dhe asnjë masë për ata qindra mijëra banorë që shikojnë qiellin në makth, me shpresë se zoti mund ta mbajë sado pak dorën…
ZGJIDHJA u bën thirrje të gjithë banorëve të zonave të rrezikuara që të ruajnë veten dhe pronat e tyre dhe të kufizojnë lëvizjet. Mos shpresoni te qeveria. Ajo nuk ka as aftësi, as vullnet, as strategji dhe as mjete logjistike për të përballuar emergjencat civile. Fati ynë është në duar të tutkunëve dhe tradhëtarëve që punojnë për t’i zbrazur trojet tona dhe për t’i dëbuar shiptarët nga dheu i tyre. Në verë tërë vendi u përfshi në flakë e në zjarre, tani po vijnë përmbytjet.
ZGJDHJA është në këto momente të vështira në krah të gjithë shqiptarëve të rrezikuar nga fatkeqësia e pritshme natyrore dhe i garanton ata, se me ardhjen në pushtet do të ngrejë, fuqizojë dhe modernizojë institucionet dhe aftësitë e shtetit për Emergjencat Civile, në nivel kombëtar dhe të pushtetit vendor. Me ZGJIDHJA-n shqiptarët dhe pronat e tyre nuk do jenë më “në dorën e perëndisë”, asnjë shqiptar nuk do jetë i braktisur dhe i vetëm përballë forcave të verbëra të natyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

#ZgjidhjaPërEmergjencatCivile

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?