FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisioneri i ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Kuvendi nis procedurat

Pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ-së dhe të Avokatit të ri të Popullit, Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vendin vakant edhe për kreun e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Përmes një njoftimit zyrtar, Kuvendi publikoi kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të garojnë për këtë post.

Sipas ligjit “Për mbrojtjen nga Diskriminimi kriteret ligjore për t’u zgjedhur Komisioner bazuar në nenin 24 të ligjit janë:

  1. a) të ketë cilësi të larta morale e veprimtari të shquar në komunitet;
  2. b) të ketë një diplomë universitare;
  3. c) të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

ç) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. d) të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin ose zgjedhjen e tij.

Një tjetër detyrim per kandidatet që do te aplikojnë për këtë post është dhe plotësimi i formularit të vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi e mban Irma Baraku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?