Konferenca e Kryetarëve vendos: Mbledhjet e Komisioneve dhe organeve të tjera të Kuvendit të mbahen online

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar Kalendarin e Punimeve të Kuvendit për periudhën 6-24 nëntor 2023 dhe kalendarin e veçantë të projektligjit për Buxhetin e vitit 2024.

Në shkresën që mban firmën e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ndër të tjera thuhet se për shkak të situatës së krijuar mbledhjet e Komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit mund të zhvillohen online.

Kujtojmë se opozita ka penguar zhvillimin normal të punës si në seancat plenare ashtu dhe në Komisionet Parlamentare. Kjo situatë ka ardhur pasi mazhoranca nuk ka pranuar kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore si dhe për ndryshimin e anëtarëve të PD-së në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?