Konferenca e papritur e Tahirit
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Oerd Bylykbashi ka komentuar konferencën e papritur të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri e cila do mbahet nesër.
”Sjella e Tahirit është e njëjtë me atë të Elvis Roshit. Të gjithë i dimë bëmat e Saimir Tahirit. Ish-ministri Sajmir Tahiri nuk është në hetim në Itali, por në Shqipëri për krimet të rënda. Sigurisht çdo person edhe kur është kriminel, kërkon pafajësi”,-pohoi Bylykbashi.
Analisti Lorenc Vangjeli ka treguar në emisionin “Java në RTSH” detaje për konferencën që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet ta mbajë të shtunën. Vangjeli tha se kishte komunikuar me Tahirin, dhe ky i fundit kishte thënë që “në konferencë do të thotë të vërteta të forta”.
Analisti shtoi ish-ministri i Brendshëm, do të flasë “për miqtë dhe për armiqtë”, duke shtuar se “kjo konferencë mund të ketë efekte në politikën e brendshme”.
KOHA JONË SONDAZH

