Konflikti Meta-Rama për Sandër Lleshin, Basha: Krizë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News, tha se konflikti midis Presidencës dhe Kryeministrisë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm, është një nga dimensionet e krizës së mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga deklarata: 

Zheji: Ka një konflikt institicional midis Presidentit dhe kryeministrit sa i përket emërimit të Sandër Lleshit. Nga buron “mallkimi” i ministrave të Brendshëm të të majtëve…

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.

Madje, dikush do të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re. Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe kryeministrit për ministrin e Brendshëm.

Nuk ka pikë rëndësie nëse në atë ministri shkon Lleshi si ministër apo shkon dikush tjetër. Ministria e Brendshme është kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe dërgimi i një vartësi, këshilltari pa profil politik është dëshmia e zbuluar që Rama kërkon të kontrollojë plotësisht Ministrinë e Brendshme, pa asnjë pengesë. Kjo që po ndodh është rënia e Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur veten, familjarët, Tahirin, Dakon, Ballën dhe skandalet e mëdha politike dhe kriminale për të cilën kjo qeveri njihet edhe tek partnerët tanë ndërkombëtar.

Ky do të jetë një varës edhe më i bindur ndaj Ramës dhe paraardhësit e tij që në fund të fundit, vinin nga një karrierë politike.

“Sandër Lleshi vjen nga anekset e Kryeministrisë”

Kreu i Partisë Demokratike, tha se Sandër Lleshi vjen nga një prej anekseve të Kryeministrisë dhe në 5 vite nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për drogën dhe krimin në vend.

BashaSandër Lleshi vjen pas pesë vitesh në një nga anekset e Kryeministrisë ku ka patur detyrën dhe sigurinë për të këshilluar kryeministrin. Ky njeri ose ka qenë pjesë e mekanizmit të organziatës së Rilindjes, e cila nuk ka asnjë pendesë për zhytjen e Shqipërisë në krim dhe drogë, ose ka qenë i paaftë të kryer detyrën. Duhet të jepte dorëheqjen. Ka pasur zyrtarë që Ksenofon Krisafi që kanë paraqitur dorëheqjen.

Duke pasur parasysh që në 5 vite, me përgjegjësinë që ka pasur, ka ngrohur vezët, nga të cilët kanë dalë afera të tmerrshme kriminale. Një njeri i tillë ka pushtetin moral. Zt.Lleshi akoma pa u dekretuar, shprehu vlerësim maksimal për punën e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajn dhe që këtu na del një vazhdimësi.

“Largimi i Xhafajt dhe Tahirit sukses i paprecedent i opozitës”

Po ashtu, Lulzim Basha tha se largimi i ministrave te Brendshem, Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit është një sukses i paprecedentë i opozitës në këto 27 vite.

Lulzim Basha: Largimi i Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit është një sukses i paparecedentë. Asnjë opozitë në 27 vite nuk ka arritur të largojë dy ministra. Kjo opozitë ja ka dalë. Jo vetëm kaq, ka arritur të largojë shumë deputetë të lidhur me krimin. Një Kryebashkiak dhe afro 350 zyrtare. Sandër Lleshi duhet të gjykohet. Ai nuk vjen nga bota akademike, nuk vjen nga pozitat e një socialisti kritik me mënyrën si është trajtuar siguria. Ai vjen nga anekset e kryeministrisë për të këshilluar Ramën për sigurinë kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?