Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, ekspertëve të reformës: E çuat drejtësinë në kolaps, ja futët edhe ndërkombëtarëve

Placeholder Image

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj  ka reguar ndaj projektligjit që ka përgatitur qeveria, sipas Opinionit të EURALIUS, që të plotësojë Gjykatën e Lartë me gjyqtarë të përkohshëm. Kriteri që po përdodoret është ai që Partia Socialiste aplikoi me Kryeprokuroren e Përkohshëm, e cila u zgjodh pa veting dhe për një afat 3 mujor, ndërsa sot bënë dy vjet në detyrë.

Hazizaj argumenton se praktika që po përdoret për Gjykatën e Lartë bie ndesh me me Konventën e së Drejtës dhe me Kushtetutën e Shqipërisë.

Postimi i plotë i Sokol Hazizaj në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lutem shumë, po shumë ama, të mos përdoret drejtesia si hale, kur sa herë i zë barku nuk pyesin sa e pastër është  vendi ku shkarkohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuptim ideja e delegimit të gjyqtarëve të shkalleve më të ulëta pranë Gjykatës Lartë, vjen në kundershtim flagrant me,

  1. Nenin 6 te Konventes të Drejtave, ku parashihet krijimi i gjykatës vetëm dhe vetëm me ligj;
  2. Kushtetuta e R.Sh dhe Ligji 96/2016 nuk parashikon gjyqtar te perkohshem;
  3. I njejti ligj i sipercituar pranon vetem emerimin dhe statusin e gjyqtarit per te gjykuar vetem sipas emerimit, duke ndaluar gjykimin ne shkall tjeter;
  4. KLGj sot nuk po perballon dot delegimet prane gjykatave te se njejtes shkalle, jo me pastaj ne Gjykaten e Larte.

Konkluzion paraprak- Formula e gjetur, është e nxituar, perben deformim total te gjithe thelbit te reformes. Ne menyre absolute, te gjitha çështjet që do gjykohen në Gjykatën e të Drejtave (Stazburg) do jenë me rezultat negativ.

O Servil (ekspertët vendas) e cuat drejtësinë në kolaps total. Lë që ja futët vetës, por dhe ndërkombëtarëve”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?