FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kontenierët e parë nëntokësorë, Rama: Kazanët e rinj as nuk ndotin e as vandalizohen

Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, të vendisur në sheshin “Sulejman Pasha”, shënuan fillimin e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama këtë risi e cilësoi si hapin e parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen.

Po ashtu Rama thotë gjithashtu se këta kazanë mund të zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pastrimi është civilizim, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”,-shkruan Rama në facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?