FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kontjana Kuçi: Durrësit i është vrarë shpresa, ka papunësi të madhe!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Durrësin Kontjana Kuçi në një reagim të fundit është shprehur se qytetarëve të Durrësit i është vrarë shpresa, teksa përballen me probleme të shumta në jetën e përditshme.

Reagimi i plotë

Durrësi është në një gjendje tejet të vështirë ekonomike. Shumë familje ushqehen me lista. Ka papunësi të madhe. 80% e bizneseve rrezikojnë të falimentojnë. Durrësi përmbytet sa herë që bie shi. Familjet paguajnë faturat më të larta të ujit të pijshëm dhe energjisë në vend. Pensionistët nuk arrijnë të paguajnë ilaçet. Rinia është e papunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Durrësit i është vrarë shpresa. Ne takojmë me qindra njerëz çdo ditë dhe banorët janë të zemëruar me mënyrën si janë braktisur nga shteti. Ndihen të ofenduar nga arroganca e “Rilindjes.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje janë vetë socialistët e thjeshtë ata që janë më të zhgënjyerit dhe më të zemëruarit pasi e dinë që ky sekt, “Rilindja”, nuk përfaqëson shtresat në nevojë dhe familjet e thjeshta, por vetëm oligarkët dhe mendon vetëm të pasurohet për veten e saj.

Ndaj do jenë socialistët të parët që do e shporrin “Rilindjen” dhe Durrësi do i japë goditjen më të madhe kryeoligarkut Rama i cili e varfëroi dhe shkatërroi Durrësin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?