Koordinatori i LSI, Aldi Fusha reagon ashpër ndaj daklaratave të Ramës për largimin e të rinjve
Koordinatori i LSI, Aldi Fusha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me largimin e të rinjve nga Shqipëria.
“Shqiptarët kanë ikur gjithnjë. Nuk jemi në bunkerin e Enver Hoxhës”, tha Rama nga Korça, ndërkohë Fusha, në një postim në Facebook shkruan se “Kjo alibi e kryeministrit në largim për shpopullimin e Shqipërisë ishte deklarata më e pabesueshme që mund të nxirrej nga goja”.
Postimi i plotë në Facebook:
“Shqiptarët kanë ikur gjithnjë. Nuk jemi në bunkerin e Enver Hoxhës”. ❗
Kjo alibi e KM në largim për shpopullimin e Shqipërisë ishte deklarata më e pabesueshme që mund të nxirrej nga goja.
Largimi i rinisë nga vendi është një plagë sociale që ka nevojë për shërim. Por, duket qartë që qeveria e sotme nuk e sheh si problem dhe e justifikon me “nuk jemi në bunkerin e Enver Hoxhës”. 😡
Pushteti ka detyrimin t’i sigurojë popullit një jetesë normale. Por, largimi i njerëzve të pakënaqur është strategji elektorale e kësaj qeverie.
Ajo mendon se duke larguar njerëzit e pakënaqur, këtu do mbeten vetëm rrogëtarët e pushtetit.
Gabohet!
📍LSI ka një plan të qartë për të krijuar kushtet që rinia ta shohë vendin me shpresë. Më shumë punësim, siguri, mirëqënie dhe alternativa zhvillimi është vizioni ynë.
Që nga 25 prilli nisim dhe e bëjmë realitet! 👍
KOHA JONË SONDAZH

