FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova ka nevojë për SHBA si njeriu ka nevojë për oksigjen!

Nga Ndue Ukaj

-“Shtëpia është në flakë”- thotë ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier dhe tregon tashmë se Kosova është ndëshkuar me përjashtim nga “Defender 2023”, duke paralajmëruar njëherësh pasoja katastrofale për vendin tonë.

Përballë kësaj gjenedje fjalët s’kanë më kuptim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ndihem i turpëruar kur shoh ç’ pabesi të

Swiss Digital Mobile Reklama

frikshme i ka shkaktuar vendi im perëndimit në krye me Amerikën.

Ky është alam dhe fjalët e Amerikës sot do të duhej ta trondisnin secilin qyetetar të ndërgjegjshëm, madje edhe sikur të bëhej fjalë për një shtet tjetër.

Është momenti i fundit që të dalim prej kllapisë mendore dhe verbërisë ideologjike.

E kam thënë dhjetëra herë: Kosova udhëhiqet prej mendësisë enveriste dhe një tufe injorantësh me tru sa të peshkut që predikojnë përditë budallaqe e marrina politike dhe ushqejnë urrejtje iracionale kundër çdo kujt.

Kjo në të vërtetë s’është verbëri politike, është verbëri ideologjike, rrjedhimisht sëmundje e rrezikshme për shëndetin e Kosovës.

Kosova ka nevojë për Amerikë për aq sa ka nevojë për ajër, sepse aty ku reduktohet prania e Amerikës, ngulfatet gjithçka, liria, ka amulli, pasiguri dhe mjerim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?