Kosta Barka: Programi i PD-së, rilindasit të menderosur… por krenarë!

Nga Kosta Barka (Ish-ministër i Çështjeve Sociale në qeverinë “Berisha”)

Kandidati për Kryeministër Lulzim Basha prezantoi të enjten programin ekonomik të PD-së, “Shqipëria fiton”, për qeverinë e tij të ardhshme, pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ky slogan është parrulla udhërrëfyese e gjetur dhe e matur mirë, që duhet kthyer në realitet. Kjo nënkupton që Shqipëria të ardhmen e vet e ka në duart e veta. Ndaj 25 prilli është shansi më i mirë për të shpëtuar nga gjithë histeria rilindase e vonesave dhe përgjegjësive përballë sfidave të integrimit. Në qeverisjen e ardhëshme të PD-së duket se e gjejnë veten të gjitha shtresat e shoqërisë.

Hapja e minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët nuk është fantazi, si ajo e 300 mijë vendeve të Ramës. Rritja e pagës minimale në 36 mijë lek të reja në muaj dhe vendosja e taksës 9% të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%, paralajmërojnë një epokë të re në qeverisje, ku asnjë qytetar të mos mbetet i shpërfillur nga të tjerët dhe ku përgjegjësia politike të jetë njëkohësisht edhe përgjegjësi ekonomike dhe njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se z. Basha ka një program të qartë për rritjen ekonomike dhe daljen nga kriza. Sigurisht që në gjendjen ku e ka katandisur vendit rilindja kjo nuk bëhet me një të rënë të lapsit. Por është një program ambicioz i PD-së në qeverisje. Kjo ishte për rilindasit si një “rrufe në të kthjellët”. Zëra nga maxhoranca, me në krye zotin Rama, duke e cilësuar programin e PD një “pseudoprogram”, filluan menjëherë “ironitë” në rrjetet sociale, meqë nuk dinë çfarë është një program ekonomik, pasi nuk kanë pasur kurrë program. Të menderosur por krenarë, ata ngrenë pyetjen e “madhe”: Ku do t’i gjejë paratë Basha? Sigurisht që nuk do i gjejë tek trafiku i dogës, apo te Ndragheta. Për këtë të jenë të qetë. Pse nuk prezanton PD reforma, por flet vetëm për para?, përflasin nëpër rrjete puthadorët e regjimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përqendrimi te arsimi dhe financimi i librave shkollorë, mbulimi i shpenzimeve arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve, a nuk janë reforma të rëndësishme, a nuk i shërben prodhimit ngritja e nivelit arsimor të fuqisë punëtore? Anullimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin, a nuk është reformë, pasi është një problem që ka sjellë mjaft shqetësime. 100 milionë euro mbështetje direkte për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe sigurimi i fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale, a nuk është ringjallje për bujqësinë, e cila nuk ka asnjë alternativë tjetër për të mbijetuar?

Dyfishimi i të ardhurave për frymë dhe zhdukja e varfërisë ekstreme, rritja e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit, dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë, subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim, a nuk nënkuptojnë një zgjim të aspiratave sociale, që deri tani i kanë gllabëruar monopolet?

Kryereforma e demokratëve do të jetë lehtësimi i kostove të shtetit, duke shmangur kontrollin politik të autoritetve në koston e rregullimeve të detyrueshme në sektorin ekonomik. Duke u treguar të babëzitur në lakminë e tyre rilindasit përvetësuan arbitrarisht pjesën më të madhe të prodhimit të përgjithshëm ekonomik duke shkaktuar pasoja të rënda në ekonomi, rënie të prodhimit të përgjithshëm dhe thellim të borxhit të jashtëm.

Është e sigurt që pas 25 prillit ekonomia shqiptare nuk do i nënshtrohet më autoritetit hierarkik që ka bllokuar konkurrencën e lirë dhe rivalitetin sipërmarrës. Pra kryeministri Basha garanton pavarësinë e sferës ekonomike nga kontrolli  politik. Kjo ka rëndësi strategjike sot për ekonominë shqiptare të kapur nga oligarkët dhe mafia, me ndihmën direkte të udhëheqësve politikë. Duke adoptuar në ekonominë shqiptare strategji të ndryshme të konkurrencës arrihen bëhet e mundur arritja e kostove më të ulta se të konkurrentëve të tjerë në cdo nivel të dhënë të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve. Konkurrenca përfshin çmimet, cilësinë dhe shërbimet. Kostot më të ulta kanë rëndësi sepse ato i japin ndërmarrjeve që i realizon një numër cilësish startegjike; ajo mund të përdorë fitimin relativ për të shtuar dividentët, për të shtuar shitjet me anë të uljes së çmimeve, për të përmirësuar cilësinë e mallit ose shërbimit.

***

Sistemet e ndryshme ekonomike kanë secili mundësi të pakufishme të shtrirjes së prodhimit, po të kenë kushte më të mira të ekonomisë dhe të jenë të pavarura nga diktati politik, nga shtrëngimet e pushtetit shtetëror. Vërtet ekonomia shqiptare sot është si një makinë pa jetë, por ajo padyshim i ka aftësitë për t’u zhvilluar. Mjafton që asgjë në burimet themelore të rritjes ekonomike të mos pengojë perspektivën e vazhdimit të rritjes. Sot jemi në një situatë kur sektorët politikë dhe ekonomikë e kanë pakësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e tyre janë acaruar së tepërmi, pasi zoti Rama bëri eksperimentin më katastrofik për të thithur drejt sektorit politik gjithë sektorin ekonomik, për të mbajtur pushtetin me vjedhje votash e me dhunë. Besimi i tepruar në aftësinë e shtetit për të çuar përpara mirëqënien ekonomike, nëpërmjet drogës, monopoleve dhe PPP-ve, ka shkaktuar dëme më të mëdha si në sferën politike dhe në atë ekonomike.

Pavarësia e ekonomisë nënkupton një ndarje punësh midis udhëheqësve politikë dhe ekonomikë. Drejtimi ekonomik në këto 8 vjet ka sjellë vetëm zhgënjime e përpjekje të kota. Tani që “kryerilindasi” kërkon mandat të tretë, pa asnjë program, ka mbetur  pa pikë energjie,  vendosmërie, aftësi iniciative e veprimi.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?