FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kotzias kritikon Mitsotakisin për Shqipërinë

Ish-ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke ka folur lidhur me marrëdhëniet diplomatike të vendit të tij me Shqipërinë dhe Turqinë. Kotzias sërish i ka quajtur të padrejta “kërcënimet” e kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis se me veprimet e saj Shqipëria nuk do të mund t’i bashkohet BE-së.

“Nuk është e drejtë që politika jonë e jashtme të përdorë të njëjtat tone si Turqia dhe Shqipëria. Me Turqinë kemi një ndryshim në kulturën politike. Ne kemi paqe dhe kulturë në politikë. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila i ka rritur tonet dy muajt e fundit. Por pavarësisht veprimeve të tyre, janë të papranueshme deklaratat e Mitsotakisit që Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE-së. Kjo gjë arrihet vetëm me punë diplomatike. Perëndimi e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s pa kushte. Mitsotakis nuk mund të flasë sikur ata të mos kenë aspak ndikim, kjo është hipokrizi”, tha Kotzias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?