Kreu i FRPD: Shqipëria qeveriset nga familjet kriminale

Kreu i FRPD Belind Këlliçi, deklaroi se sot Shqipëria qeveriste nga familjet mafioze. Sipas tij kudo në Shqipëri janë vendosur në krye banditët.

”Në Durrës ke Vangjush Dakon, në Kavajë, Elvis Roshin i kërkuar nga DEA amerikane për përdhunim, në Lezhë ke Arben Ndokën, në Fushë-Krujë ke dalin e deputetit që kërcënon kreun e PD-së. Në Elbasan e kudo në Shqipëri ke bandat e Edi Ramës. Këta kanë vjedhur 15 mandate. Kemi rastin e Dibrës, ku të deleguar kishim Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën dhe Ymer lalën. Ne e dinim para 3 vitesh se vajza e njeriut të botës së krimit do të bëhej deputete. Për shkak të dekriminalizimit Rama largoi kriminelët nga parlamenti dhe futi vartësit e tyre. sot kemi një familje që drejtohet nga familjet mafioze”, tha Këlliçi i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net.

Këlliçi tha se ai dhjetëra të rinj, deputetë të PD-së dhe vetë kreu i opozitës do të qëndrojnë brenda Teatrit dhe nuk do të lejojnë ta shembin. ”Nuk ka për t’ia dalë të shembë Teatrin. Nuk ka për t’ia dalë sepse unë dhe dhjetëra të rinj do të jemi brenda Teatrit. Edhe deputetët e PD-së si dhe kreu i opozitës do të jemi aty brenda”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?