Kreu i opozitës greke: Çështja ”Kacifas” ka shumë pika të turbullta

Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, i është referuar ngjarjes së 28 tetorit në Bularat, për të cilën tha se ka mjaft pika të turbullta që duhen sqaruar nga pala shqiptare.

“Incidenti i fundit me të shtënat dhe vdekjen e homogjenit grek ka lënë ende mjaft boshllëqe dhe pika të turbullta, që është nevoja të sqarohen nga autoritetet shqiptare. Gjithashtu, disa deklarata që u bënë nga pala shqiptare nuk e ndihmuan situatën dhe duhet që të gjithë të jenë shumë të kujdesshëm. Përtej kësaj, marrëdhëniet e të dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos influencohen nga deklarata dhe referime të papërshtatshme, aq më tepër nga akte që mund t’i dëmtojnë rëndë”,-tha Mitsotakis.

Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika”, Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin për të mos njohur Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa ka theksuar se partia e tij nuk ka për ta votuar Marrëveshjen e Prespës, kurdo që ajo të paraqitet në parlamentin grek.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?