Krimi në Shkodër, Lleshaj porosi të prera për policinë

Zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zbarkuan mbrëmjen e së martës në Shkodër, aty ku zhvilluan një takim me drejtuesit e Policisë të këtij qarku. Pjesë e diskutimeve ka qenë vijimi i operacioneve për goditjen e grupeve kriminale dhe rritja e sigurisë publike. Për mbi dy orë Lleshaj zhvilloi takim me drejtues të lartë të policisë, përgjegjës sektorësh por edhe efektivë të tjerë.

Zv/Ministri ka dhënë disa porosi të qarta për të gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrollet për elementë kriminal që mund të lëvizin në qytet por edhe një patrullim të shtuar në akse të ndryshme problematike. Sipas burimeve, Lleshaj ka qenë i prerë në disa porosi të tij duke kërkuar një shërbim sa më cilësor të policisë. Gjithashtu, mes porosive të tjera theksohet se efektivët duhet që të kenë kujdes në imazhin e tyre në raport me qytetarët.

Shkodra është qyteti i parë pas Tiranës që zëvendësministri Lleshaj zhvillon një takim pas marrjes së postit. Vizita e Lleshajt dhe Veliu në Shkodër vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere në Shkodër. Mësohet se ministri iu ka kërkuar drejtuesve të këtij komisariati që të godasin personat me precedentë të mëparshëm penalë, si dhe të rrisin rolin e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend. Gjithashtu mësohet se Lleshaj ka lexuar para titullarëve të policisë në Shkodër edhe urdhërin e tij të parë lidhur me imazhin e policisë së Shtetit gjatë orarit të punës. Këto takime përkojnë edhe me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar “Forca e Ligjit”. “Task-Forcat” e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara. Bajrit në Shkodër, ndërhyrja në Nikël të Fushë Krujës apo së fundmi grupi i Avdulajve në Shijak janë disa prej eksponentëve me peshë të botës së krimit që u goditën. “Forca e Ligjit” nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora, Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda me disa të vrarë. Vetëm gjatë kësaj periudhe nga “Forca e Ligjit”, janë sekuestruar rreth 16 milion euro asete që dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat e aktiviteteve kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 130 persona anëtarë të këtyre banave kanë përfunduar në pranga ndërsa 20 referime penale janë për grup të strukturuar kriminal. Gjatë verës së vitit 2018, qyteti i Shkodrës u trondit pas një sërë vrasjesh kriminale. Gjatë muajve qershor-korrik-gusht 2018, në këtë qytet u vranë 6 persona, ndërkohë që 2 të tjerë ende janë të zhdukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?