Krimi në Tiranë, Xhafaj-Bashës: Në 2010 dyfish më shumë vrasje

”Forbes” e cilëson Tiranën si qytetin më të sigurtë në Evropë dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, publikon në Twitter statistikat e kriminalitetit. Përmes rrjetit social, ministri shkruan se Lulzim Basha është paraardhësi i tij në detyrë, më i paaftë.

”Shpifje dhe e pavërtetë! Lulzim Basha, ish-ministri më i paaftë deklaroi se: ”Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”,-shkruan Xhafaj në rrjetet sociale duke cituar kreun e PD.

Sa i takon shifrave të vrasjeve në vitin 2010 kur Basha ishte ministër i Brendshëm dhe në 2017 e 2018, kur në këtë detyrë është Fatmir Xhafaj, rezulton se dy vitet e fundit ka pasur dy herë më pak vrasje se 8 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhafaj thekson se qeveria i ka shpallur luftë pa kompromis grupeve kriminale, të skeduara tashmë. ”Forca e Ligjit vepron e do të vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën, kyeqytetin tonë! E vërteta flet me shifra më shumë se me fjalë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?