FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriset “LIBRA”/ Largohet Mimoza Hafizi nga Blushi

Mimoza Hafizi, bashkëthemeluesja e LIBRA-s i ka dhënë lamtumirën Ben Blushit. Në një prononcim për “BalkanWeb” zonja Hafizi nuk do të komentojë e-mailet e publikuara në media ku Blushi e tejkalonte etikën, i uronte pleqëri të mbarë, dhe e quante hileqare, por shprehet se gjithçka ka ndodhur i ka krijuar asaj një stres të madh. Teksa bëhej gati për të hyrë në auditor, zonja Hafizi kërkoi qetësi për të tejkaluar këtë situatë. “Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht. Në këto momente kam nevojë për qetësi”,- u shpreh ajo.

Shkak për konfliktet që çuan deri në ndarjen e tyre mësohet të jetë bërë propozimi i Hafizit në statut, që LIBRA të ketë dy krerë partie, gjë që ka prekur interesat e Blushit. Kujtojmë se Blushi dhe Hafizi mbetën jashtë Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e fill pas kësaj nisën përplasjet mes tyre, që çuan deri në shkëputjen përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?