Kryebashkiaku i Mallakastrës: Unë besoj në Drejtësi, le të më hetojnë

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj në një prononcim në skype për Tonight me Ilva Taren ka sqaruar edhe njëherë situatën për të cilën kërkohet që t’i hiqet mandati. Ndërkohë që ka theksuar se beson tek drejtësia, dhe se pret të hetohet për ngjarjen. Ndërsa i ftuar në Tonight Me Ilva Taren ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ritheksoi edhe njëherë atë që ka thënë më herët, që kryetari i KQZ-së duhet shkarkuar dhe Kapllanajt duhet t’i hiqet mandati.

Deklarata e Agron Kapllanaj

Shumë shkurt, unë në deklarimet që kam bërë, kam deklaruar atë që më ka ndodhur në Itali në ’95-ën. Si shumë shqiptarë ika në Itali dhe kam blerë një makinë. Nga verifikimet që ka bërë Policia Rrugore ka rezultuar që kjo makinë ishte e vjedhur. Më cuan në komisariat dhe pasi verifikuan atë që thashë, më lanë të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga ajo ditë kam dalë e kam hyrë lirshëm në ITali. Nuk ka në dosjen që kam depozituar në KQZ, nëse mua më është ndaluar hyrja në Europë. Nuk kam bërë as një natë burg, dhe nuk kam pasur cështje civile jo më penale në Itali. Unë nuk i jap fshehur drejtësisë. Le të më hetojnë. Jam nga ata që i kam ngritur dy gishtat që në ’90-ën dhe besoj në organet ligjzbatuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kujtojmë se PS i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili rezulton i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?