Kryemadhi: Angazhimi i të rinjve i ka dhënë frymë dhe entuziasëm LSI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gjimnazistë të kryeqytetit, takim në të cilin u fol për problematikat e arsimit parauniversitar dhe për maturën shtetërore. Kryemadhi tha se arsimi është një prioritet kryesor për LSI-në dhe se misioni i LSI është krijimi i një sistemi të fortë arsimor.

Fjala e plotë e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në takimin me gjimnazistët e Tiranës

Sapo hyra këtu, ai entuziazmi juaj, lumturia juaj, por edhe pafajësia juaj të jep një emocion të jashtëzakonshëm por mbi të gjitha të jep edhe motivim. Të jep motivim dhe përgjegjësi. Dua të falënderoj gjithë grupin e gjimnazistëve duke filluar nga Sara, Uarda, Blerti, Fjona, Ana, Rea, Tea, dua t’ju falënderoj për këtë takim. Në fakt ky është një takim që ka të bëjë me diskutimin e problemeve që ju keni si maturantë, por gjithmonë edhe pse ne si ish-deputetë kemi bërë një veprim shumë ekstrem që kemi djegur mandatet, gjithmonë zgjidhja e problemeve është politika. Pavarësisht se ne si opozitë kemi marrë një vendim ekstrem për të sensibilizuar opinionin publik, atë ndërkombëtar, për regjimin që po instalohet në Shqipëri, për kapjen e shtetit, por nuk heqim asnjëherë dorë, sepse zgjidhja e problemeve është politika për fatin e keq, ose edhe për fatin e mirë, për t’i ulur palët në një tryezë e për të diskutuar. Edhe tryeza e sotme e jona vjen si rezultat i shkëmbimit të mendimeve, të problematikave që kanë maturantët sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse unë jam 45 vjeç, edhe pse të njëjtat probleme kanë edhe fëmijët e mi, por gjithmonë jam indiferente ndaj problemeve të maturantëve për shkak të moshës, por edhe për shkak të profesionit, sepse duke qenë se merresh me politikë nganjëherë bëhesh indiferent për problemet e moshës së cilës ti nuk i përket. Por situata në të cilën ndodhemi ne sot e bën të domosdoshme dhe e ka bërë alarmante sensibilizimin e menjëhershëm të politikës, por edhe të të gjithë shoqërisë shqiptare. Për shkak të kësaj indiference që unë e thashë pak më parë që unë si nënë, si politikane, si ish-deputete e kam pasur edhe pavëmendshmëri, edhe naivitet nganjëherë që kur kemi qenë në Parlament kemi votuar ligje, me idenë se ta kalojmë ligjin se pastaj e rregullojmë me vendime dhe me akte nënligjore ka sjellë në këtë situatë ku gjendemi sot. Ka sjellë në situatën që ju sot nuk dini ku të shkoni, ka sjellë problematikat që kanë sot studentët me Ligjin e Arsimit të Lartë, ka sjellë konfliktet që kanë institucionet mes tyre, universiteti me Ministrinë, apo fakultetet me elektoratet e tyre. Ka sjellë sot mungesën e të gjithë asaj infrastrukture për të ndihmuar maturantët dhe gjimnazistët shqiptar duke filluar që nga këshillimi i karrierës, duke vazhduar pastaj me portofolat të cilët janë mjaft të kushtueshme për familjet tuaja dhe kërkojnë jo vetëm kohë por angazhim dhe vlerësim i është mjaft i pakët duke vazhduar pastaj me mosbarazinë e notës midis shkollave profesionale dhe gjimnazeve. Duke vazhduar nganjëherë dhe me mungesën e cilësisë së mësimdhënies, me kurrikulat e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto duam apo nuk duam ne janë qoftë faji i institucionit dhe ministrisë por asnjëherë nuk duhet ti shmangemi përgjegjësitë tona si politikë kur jemi dhe ne ata shkaktarë që kemi lejuar mosfunksionimin normal jo vetëm të sistemit, jo vetëm të institucioneve por dhe mosfunksionimin normal të gjithë sistemit arsimor. Në fakt kambana e alarmit për ne si LSI edhe pse jemi partia më rinore për shkak të anëtarësisë që ka pjesën më të madhe gati 70% të anëtarësie së saj janë të rinj, kambana e alarmit ka rënë në këtë periudhë, sepse me qindra dhe mijëra shqiptar sidomos të rinj po largohen nga Shqipëria. Fotografia e tmerrshme qe Kejdi para disa ditësh bëri publike sesi qindra të rinj rrinin në dyert e ambasadës gjermane për tu pajisur me vizë pune është jo vetëm e frikshme por është therëse dhe mbi të gjitha demotivuese për të gjithë ne. Ndërkohë nga ana tjetër statistikat tregojnë që në katër vitet e fundit janë mbi 500 mijë shqiptarë të larguar. Vazhdojmë dhe kërkojnë të tjerë për tu larguar. Dhe kjo vjen si rezultat i mungesës së mundësisë që ka sot rinia shqiptare jo vetëm për tu shkolluar por dhe për tu punësuar. Prandaj e shikojmë të domosdoshme bashkëbisedimin me ju, e shikojmë të domosdoshëm komunikimin me ju më të shpejtë për shkak të kësaj situate të rrezikshme që po ndodh me rininë shqiptare. Në fakt maturantët dhe gjimnazistët janë një gjeneratë ose shtresë e cila është shumë energjike, shumë e sinqertë në të gjithë aksionin e saj shoqëror apo dhe politik dhe në pjesën më të madhe të aktiviteteve politike ata janë edhe zemra apo frymëzimi që i vjen organizatave, por kur kthehesh pastaj në këndvështrime të tjera, sigurisht që politika ndonjëherë bëhet e pavëmendshme. Megjthatë unë dua tju falenderoj shumë dhe është shumë e rëndësishme që, tryeza të tilla ju i bëni shpesh, dhe gjithmonë në formën e konsultimeve, gjë që ndihmon jo vetëm për tju ndihmuar ju për të kaluar vështirësitë që ka sistemi arsimor për të gjetur rrugët e zgjidhjes, por nga ana tjetër ju bën edhe të pavarur, ju bën edhe me më dinjitet por edhe më të fortë me shkaktarët e problemeve që kanë sot gjimanzet shqiptare. Ne takimin sot e kemi me gjimnazistët dhe maturantët e Tiranës, ku pjesa më e madhe janë pjesa më aktive e Lëvizjes Rinore për Integrim, por mos harroni që keni me qindra shok tuaj që pavarësisht se çfarë partie politike janë, do të dëshiroja që mundësitë e këshillimit apo edhe të informimit tja u jepnit shokëve tuaj nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet Facebook dhe Instagram, ku secili nga ju të marri përsipër që në statuset e tij të japi këshillimin se si duhet vepruar për të gjitha ata maturantë, që kanë dëshirën për të aplikuar për universitete. Ndërkohë dhe nga ana tjetër, të gjithë ju duke ngritur edhe problematikat merrni përsipër të përballeni edhe me mësuesit, sepse nuk ka asgjë për tu përballur me mësuesit, madje përkundrazi do tu japi forcë, do tu japi më shumë dinjitet për tu përballur edhe me jetën, sepse jeta që do të vijë pas shkollës do të jetë edhe më e vështirë se jeta e shkollës. Jeta e shkollës është jeta më e bukur që kaloni. Unë dua tju falenderoj dhe vërtet ju jam mirënjohëse sepse angazhimi juaj ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të dhënë frymë dhe entuziasëm LSI-së, por angazhimi juaj ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm për ne. Sepse pjesëmarrja juaj në të gjithë aktivitetet tona rrit detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush. Por duke rritur detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush, duhet të rrisim edhe detyrimin tonë ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë. Sepse nuk mund të diferencosh një djalë apo një vajzë shqiptare, pavarësisht bindjeve politike apo angazhimit të tyre. Nuk duhet diferencuar asnjë qytetar, e jo më të rinjtë e të rejat. Prandaj edhe misioni i LSI është shumë i qartë, është shumë i qartë që pa një sistem arsimor, i cili jo vetëm investon figura dhe kualitete shumë të mira në jetën profesionale shqiptare, do të ishte i domosdoshëm për krijimin e një sistemi të fortë. Ne mendojmë që ka ardhur koha që Shqipëria nuk ka nevojë për të pasur një lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për sistem të fortë. Ju nuk keni nevojë për një drejtoreshë shkolle që është e fortë, ju keni nevojë për një sistem shkollor, për mësues të fortë e të mirë. Nuk është forca duke vendosur diktatin e notës, por forca vjen me dijen që ka mësuesi dhe me atë çka ofron mësuesi. Nuk vjen forca dhe nënshtrimi i nxënësve duke vendosur policin te dera e shkollës, por vjen forca te dëshira që u instalohet fëmijëve për të vajtur në shkollë. Nuk vjen forca as duke i detyruar për të blerë libra të shtrenjtë apo libra që janë jashtë kurrikulave, por vjen duke u krijuar më shumë hapësira nxënësve për të lexuar. Dua të them që arsimi është shumë i rëndësishëm, një nga prioritet tona kryesore. Kejdi, Floida dhe Klevi kanë punuar shumë për programin tonë për arsimin, Zyshë Nora, profesor Eltioni janë ata, të cilët e kanë ndjekur sistemin arsimor me të mirat dhe të këqijat dhe i njohin deri në detaj problematikat e arsimit shqiptar. Unë mendoj që angazhimi juaj i menjëhershëm, jo vetëm në politikë, por edhe në institucionet ku ju shkolloheni, pra në shkollat tuaja apo edhe në rrethet tuaja shoqërore për të folur pa frikë dhe pa problem është i domosdoshëm. Ne duhet të vrasim frikën. Protestat e opozitës kanë treguar që shqiptarët kanë filluar ta vrasin frikën, madje nuk e njohin më atë saqë e kanë ekzagjeruar, e kanë kaluar më shumë seç duhet, por kjo nuk do të thotë që ne kemi qëllim të tregojmë muskujt përpara kundërshtarit. Qëllimi ynë kryesor është që të tregojmë dijen, të tregojmë forcën mendore, të tregojmë mendimin tonë, i cili është ai që kapërcen dhe thyen dhe shpon male, pra hap tunele të forta më shumë se matrapikët e forcës dhe të dhunës. Ajo çka unë mendoj dhe është shumë e rëndësishme është që të gjithë së bashku duke qenë në një unison të plotë për të krijuar mundësinë e shprehjes së mendimit, por jo vetëm të shprehjes së mendimit, por dhe të angazhimit të të gjithë të rinjve dhe të rejave shqiptare, për të krijuar një arsim më të merituar sepse jam e bindur që secili nga ju meriton një sistem arsimor të mirë, një sistem arsimor jo të kushtueshëm, pra mund të themi falas, se vërtetë themi se sistemin e kemi falas, por në të vërtetë ka një faturë shumë të kushtueshme që u bashkëngjitet xhepave të prindërve tuaj, ne mendojmë që ju meritoni shumë më shumë. Edhe pse kemi qenë pjesë e qeverisjeve të kaluara ne marrim përsipër gabimet tona dhe nuk kemi frikë për gabimet tona, ashtu siç kemi dhënë votën për ligjin e arsimit të lartë përballë një besueshmërie ose një premtimi që na u dha përsa i përket akteve nënligjore për ta kthyer dhe për ta bërë të funksionueshëm ligjin e arsimit të lartë dhe sot kemi një paçavure, që për hir të së vërtetës ka bllokuar gjithë sistemin. Unë ju uroj suksese në takimin tuaj dhe unë do të jem e kënaqur të dëgjoj dhe idetë tuaja edhe pse ne jemi takuar me një pjesë të madhe tuajën dhe në fakt është si një lloj autokritike që dua ta bëj përpara jush, që duhet të flasim më shumë për ju, duhet të punojmë më shumë për ju dhe duhet t’ju motivojmë më shumë ju sepse ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe i vetmi mëkat që ne duhet të shlyejmë është që duhet t’ju japim forcën ju, duhet t’ju japim guximin dhe kurajën që ta bëni ju Shqipërinë, që të bëhet ajo Shqipëri që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë sepse 30 viteve të tranzicionit për hir të së vërtetës i kanë kushtuar Shqipërisë i kanë kushtuar brezave, i kanë kushtuar të gjithë atyre shqiptarëve që nuk janë sot në Shqipëri, kanë emigruar, por mbi të gjitha kanë rrudhur dhe kanë plakur zemrat e nënave shqiptare të cilat qajnë çdo ditë për fëmijët e tyre që nuk i shikojnë dot dhe përveçse nuk i ndihmojnë dot, nuk e dinë si i kanë ata, kur të bëheni prindër do ta kuptoni se çdo të thotë të zgjohesh në mëngjes dhe ti lutesh Zotit që fëmija yt të jetë shëndoshë dhe të jetë i lumtur ashtu sikurse zgjohesh në mëngjes dhe e puth në ballë para se të ikësh për në punë është një kënaqësi komplet tjetër, megjithatë unë ju uroj gjithë të mirat, t’ju jeni mirënjohës prindërve tuaj. T’ju jeni mirënjohës prindërve tuaj, mirënjohja ndaj prindërve nuk mbaron deri në ditën që jeton në këtë botë, mos u ndjeni kurrë të turpëruar nga prindërit tuaj, por të ndiheni krenar sepse janë prindërit ata që ju japin forcën, mbi të gjitha ju japin besimin dhe kurajën për të vazhduar dhe për tu përballur. Sot në situatën që ne jetojmë, të shkollosh një fëmijë është shumë e vështirë, është e vështirë financiarisht, por është e vështirë dhe emocionalisht, prandaj falënderoni Zotin për prindërit që keni dhe të luteni që Zoti t’ju japi jetë, shëndet atyre, por mbi të gjitha t’ju japi edhe ju jetë, shëndet dhe forcë për ta ndryshuar këtë vend. Faleminderit dhe Zoti ju ruajtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?