Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Në cilin vend të botës 2 km rrugë kushtojnë 40 mln euro?
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës që kritikoi opozitën lidhur me koston e ndërtimit të projektit të Unazës së Re.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se kryeministri nuk ka asnjë lidhje me shifrat. Ajo i kërkon kreut të qeverisë që të tregojë se në cilin vend të botës 1 km rrugë kushton 20 milionë euro.
Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:
“Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë okigarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.
Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.
Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij”.
KOHA JONË SONDAZH

