Kryemadhi: Lefter Koka më ka kërkuar që të mos flas kundër incerenatorëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Opinion’ duke folur për denoncimin e fortë të bërë në mesditë, ka treguar se kur është njohur për herë të parë me çështjen e incineratorëve. Ajo tha se ajo dhe partia që drejton është njohur me çështjen në vitin 2017 dhe se qëndrimi i kësaj force politike ka qenë gjithmonë kundër incerenatorëve.

‘Çështja e incineratorëve për Monika Kryemadhin dhe LSI-në është bërë publike dhe e njohur diku rreth nëntor-dhjetor 2017. Asnjëri nga ne jo vetëm që nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë, por edhe ministrat e tjerë që kanë qenë në qeveri, qoftë zoti Panariti, Klajda Gjosha, apo Sokol Dervishi dhe më pas Petrit Vasili që ka qenë ministër Drejtësie. Ka një letër të Vasilit që i drejton Këshillit të Qarkut, Bashkisë Fier. Unë nuk kam qenë kryetare e LSI në atë kohë, por po flas për zotin Vasili, i cili ka bërë një letër Këshillit Bashkiak të Fierit që kërkonte për incineratorin e Fierit, bashkëbisedim me grupet e interesit. Pra me qytetarët. Unë për herë parë kam dëgjuar kryetarin e partisë për këtë çështje dhe i kam thënë që ti e di shumë mirë qëndrimin tim për mjedisin dhe mbetjeve. Problemi qëndron se çfarë ka qenë zoti Koka ministër i Mjedisit apo çfarë ka dosja këtu. Për çështjen e incineratorit, Koka më ka kërkuar që të mos flisja kundër, por i kam thënë që nuk mundem. Ai thoshte që incineratorët janë më mjedisorë se landifillet’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?