Kryemadhi prezanton kandidaten e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimi: Përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë

Grisejda Myslimi është njëra prej kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës, e prezantuar në qytetin e saj të lindjes nga Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kushtuar edhe një status të veçantë. Myslimi është një nga emrat e listës së kësaj partie që kryesohet nga zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama.

Ekonomiste në profesion, pedagogia e UET ka zgjedhur t’i bashkohet LSI-së në garën zgjedhore të 25 prillit, si përfaqësuese e të rinjve vlonjatë, me bindjen se me fitoren e LSI ne zgjedhje, ajo do të ketë mundësi ti sherbejë më mirë qytetit te saj, shprehet kryetarja e LSI Monika Kryemadhi për të.

“Grisejda, pedagogia nga Vlora
që do të bëhet deputete…
Grisejda Myslimi është njëra nga shumë e shumë të reja dhe të rinj që kanë zgjedhur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.
E diplomuar për ekonomi dhe e specializuar në studime master shkencor në degën Financë–Bankë, në profili “Bankë dhe Tregje Financiare”, ajo u emërua dhe punon pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, ku kreu studimet master, si zgjedhje e vetë universitetit prej shtatorit të vitit 2013 e në vazhdim.
E brishtë në pamje të parë, por mjaft këmbëngulëse dhe e vendosur, e thjeshtë dhe me shumë mirësi, ajo mbart vlerat më të mira të familjes së saj vlonjate, por edhe përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë së qytetit ku lindi dhe u rrit.
Unë si kryetare e LSI-së ndjehem krenare që vajza si Grisejda zgjedhin të punojnë dhe të përfaqësojnë LSI-në, dhe me shumë besim, e mbështes kandidimin e saj në listën shumemërore të LSI-së në qarkun e Vlorës, e bindur se votuesit vlonjatë do të kenë mundësinë të zgjedhin dhe mbështesin emrin e saj dhe të LSI-së, si zgjedhjen më të mirë për Vlorën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?