FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Rama ta harrojë, nuk ka zgjedhje si në kohën e Enver Hoxhës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot në një takim me strukturat e LSI, në Njësinë Nr. 8 në Tiranë, se zgjedhje si në kohën e komunizmit në Shqipëri nuk do të ketë më.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se “Edi Rama duhet t’a harrojë se do të shkojë në zgjedhje si në kohën e Enver Hoxhës. Në atë kohë vendoste diktatura, sot vendos krimin. E pra, ne nuk mund të lejojmë një maskaradë të tillë”.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se mundësitë për shtyrjen e zgjedhjeve janë dhe Edi Rama i di sesi mund të shtyhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo solli në vëmendje zgjedhjet vendore në Kavajë, të cilat u shtyn në momentin e fundit nga Kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?