FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Sondazhet e nxjerrin Ramën në limitet e ekzistencës si kryeministër

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha në një intervistë për Syri TV se sondazhet e kësaj force politike e nxjerrin Ramën në limitet e ekzistencës si kryeministër dhe si individ.

“Ajo që unë shikoj, është pakënaqësia e jashtëzakonshme që ka në popull lidhur mbi këtë qeveri. Këtë e shikoj në takimet e mia që fillojnë që në orën 7.00 të mëngjesuit deri në orët e vona të mbrëmjes. Vetë situata e pandemisë e bën të pamundur kontaktin për orare të gjata dhe vetëkufizimi dhe raprezalja që Policia e Shtetit ushtron ndaj qytetarëve, por ajo që akoma është e rëndësishme është ajo që njerëzit ndjekejnë dhe reflektojnë.

Ajo që është e rëndësishme ku është e fokusuar fushata e PS në terror të administratës publike dhe në një kapje, joshjen të medias për tu marrë me sondazhe. Ajo dhunë ndaj opinionit publik për të treguar numrat tregon frikën. Ku Edi Ramën e nxjerrin në limitet e ekzistencës në të gjithë pritshmëritë që ai ka si kryeministër dhe si individ”,- tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?