Kryemadhi takim në Njësinë 4: Korrupsioni ka ndikim te xhepat e qytetarëve!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me banorët  e njësisë 4 në Tiranë. Në fjalën e saj, Kryemadhi është ndalur te problematikat që kanë qytetarët në këtë zonë.

“Iu ka dhënë një faturë mbrapa që iu ka dhënë faturën gjigande të hapjes së gropave që gjithë bizneset e ndërtimit ankohen. Se nëse nuk e paguajnë kesh në dorë që tu çojnë paratë, përveç parave që iu ka dhënë nga shqiptarët që nga buxheti i qytetarëve të Tiranës paguan për landfillin për inceneratorin e famshëm, tani dhe gjithë kompanitë e ndërtimit, gropat që hapen, duhet ta çojnë dheun atje që të paguajnë lekë dhe përsëri kur t’iu duhet dhe, Bashkia e Tiranës shkon e blen dheun, po prapë me paratë e qytetarëve tanë për të bërë gjasme lulishte.

Pra një korrupsion i jashtëzakonshëm i cili e ka impaktin drejtpërdrejt të xhepat e qytetarëve. Mjafton ti pyesësh qytetarët sot a paguajnë taksa në Tiranë më shumë se c’paguanin 4 vite më parë. A paguajnë qytetarët e Tiranës sot energjinë elektrike, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi, taksë rruge, taksë shkolle,taksë ndriçimi, të gjitha i paguajnë më shumë se ca i paguanin 4 vite më parë”, deklaroi  Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?