FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në një takim në selinë e LSI-së kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm  Albert Nasto.

Ky takim erdhi si kërkesë e kësaj shoqate, në vazhdën e problematikave dhe shqetësimeve aktuale që biznesi i vogël dhe i mesëm po has kohët e fundit si rezultat i politikave fiskale rënduese dhe penalizuese që po ndjek qeveria.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri Albert Nasto falënderoi kryetaren e LSI-së për qëndrimet pro biznesit të vogël dhe të mesëm dhe vlerësoi rolin e LSI-së në kundërshtimet publike ndaj politikave shtrënguese fiskale të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e LSI-së znj. Monika Kryemadhi pasi u njoh më konkretisht me shqetësimet e prezantuara nga përfaqësuesit e shoqatës në lidhje më përkeqësimin e klimës së biznesit, në lidhje me rritjen e taksave lokale dhe kombëtare, si dhe në mënyrë të veçantë me përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së , shprehu mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj dhjetëra mijëra bizneseve, të cilat sot janë të detyruara të vuajnë pasojat katastrofike të kësaj politike ekonomike dhe fiskale që buron nga keqqeverisja, mungesa e vizionit dhe paaftësia për të zhvilluar ekonominë e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dhjetëra mijëra biznese janë në prag të falimentimit. Kjo do të thotë që dhjetëra mijëra njerëz do ti shtohen armatës së të papunëve. Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për mbështetje dhe stimuj, dhe jo për gjoba, penalitete apo rritje taksash. LSI mbështet biznesin e vogël dhe te mesëm, duke cilësuar ato si shtyllën kurrizore për ekonominë e vendit. LSI është kundër rritjes së taksave dhe është kundër përfshirjes së këtyre bizneseve në skemën e TVSH-së. Në ditët në vazhdim, LSI do të dëgjojë të gjithë grupet e interesit dhe do të ketë propozime konkrete për çështjet fiskale dhe ekonomike”, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Më tej, kryetarja e LSI theksoi se zhvillimi i ekonomisë së vendit, lufta kundër varfërisë, përmirësimi i klimës së biznesit, nxitja e punësimit janë disa nga objektivat kryesorë të axhendës sonë politike. “Prandaj edhe ky takim i sotëm me shoqatën konfirmon që axhenda jonë politike është në sinkron të plotë me pritshmëritë e biznesit dhe interesit më të mirë të qytetarëve për një qeverisje të përgjegjshme dhe për një ekonomi të fortë dhe të zhvilluar”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?