Kryemadhi takon Zëvendëskryetarin e Bashkisë së Guangzhou: Rritje të investimeve kineze në Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në përfundim të vizitës së saj zyrtare në R. P të Kinës, vizitoi qytetin Guangzhou, i cili njihet si një nga qendrat më të mëdha ekonomike në Kinë dhe qendër e disa prej kompanive më të njohura në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

Kryemadhi u njoh nga afër me mënyrën e organizimit të strukturave bazë të PKK-së dhe me disa prej qendrave sociale të qytetit të vendosura pranë tyre, të cilat janë një model i mirë i shërbimit ndaj qytetarëve

Kryetarja e LSI u prit në Guangzhou nga ZëvendësKryetari Chen Zhiying.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi falënderoi Zëvendës Kryetarin Chen për mikpritjen dhe vlerësoi punën e bashkisë në menaxhimin e qytetit dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare. Ajo u shpreh se shumë biznese shqiptare bashkëpunojnë me kompani kineze të vendosura ne Guangzhou. Ndërkohë që shprehu mbështetjen e saj për hapjen e konsullatës shqiptare në Guangzhou tregoi edhe interesin e madh të shqiptarëve për ngritjen e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo theksoi se ka ende shumë hapësira për bashkëpunim ndërmjet dy palëve dhe se Shqipëria ka mjaft mundësi të pashfrytëzuara për sipërmarrjet kineze dhe mbi të gjitha në fushën e turizmit.

Chen njohu delegacionin e LSI me qytetin dhe mundësitë për bashkëpunim. Ai shprehu vlerësimet për punën e LSI dhe interesin e shtuar të Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për të intensifikuar marrëdhëniet me bizneset e Kinës dhe për të rritur investimet në Shqipëri. Duke ju referuar marrëveshjes së bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, Zëvëndëskryetari Chen shprehu angazhimin e tyre për të rritur shkëmbimet ndërmjet palëve. Ai foli për mundësitë e shumta në fushën e biznesit dhe turizmit, por njëkohësisht edhe për mbështetur sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, sipas modelit të suksesshëm që ndjekin në Guangzhou. Në përfundim të vizitës Znj. Kryemadhi u drejtoi mikpritësve ftesën për të vizituar dhe njohur nga afër Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?