Kryemadhi: Të ndalim largimin masiv të të rinjve. Më 25 prill, të thyejmë në mes Rilindjen!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Fierit.

Në këtë takim, Kryemadhi theksoi se duhet që të ndalet emigrimi masiv i të rinjve.

Familjet në Fier dhe Shqipëri jetojnë me mundësi minimale. Jemi bërë si maternitet emigracioni, më tha një grua. Tha i bëjmë fëmijët, i rrisim dhe i çojmë në Gjermani.. Duhet të ndalim largimin e të rinjve”,- u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sot shqiptarët janë të revoltuar kundër Rilindjes së Edi Ramës, prandaj më 25 prill duhet ta thyejmë me çdo kusht, shtoi më tej Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim bujqësinë. Mos të ndodhë që produktet bujqësore në vend të hidhen në rrugë. Duhet të kemi prodhimet tona. Edhe blegtoria është në gjendje mizerabël. Mbi 90 mijë biznese janë mbyllur në vend nga keqmenaxhimi. Rama po masakron bizneset.

Sot revolta më e mirë është që të shkojnë më 25 prill dhe të thyejnë në mes Rilindjen. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët. Ne nuk na gjykojnë dot as politikanët, askush, por vetëm qytetarët. Sot ka të bëjë e ardhmja e shqiptarëve. Më 25 prill, shqiptarët do vendosin nëse do të qëndrojnë këtu e do mbretërojnë e mos lënë Ramën e të ikin shqiptarët. Më 25 prill e kanë vetë në dorë“,- tha Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?