FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kryeministër, ku je fshehur? Lali Eri, ku je fshehur?”, banorët e Unazës së Re protestë para Bashkisë

Protestuesit nga Unaza e Re, që janë mbledhur para bashkisë së Tiranës me thirrje dhe me trokitje duarsh “Të gjithë për një qëllim”, i kanë kërkuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj të vijnë e t’i sqarojnë se cili do të jetë fati i tyre.

“Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugës, por të na kompensojnë me atë që na takon”, tha njeri prej tyre.

Me thirrjet “Duam pronat tona, duam shtëpitë tona”, turma e protestuesve ka dalë para hyrjes së bashkisë dhe nuk ka lejuar urbanët të qarkullojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas parullave “Kryeministër, ku je fshehur? Lali Eri ku je fshehur?”, banorët kanë rrëmbyer megafonët dhe kanë folur secili me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“O Erion, kemi 30 vjet që jetojmë aty. I kemi paratë në emigracion. Shtëpitë tona janë me gjak”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?