FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i Izraelit për herë të parë në Tiranë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyau do të vizitojë Shqipërinë në datën 1 nëntor. Zyra e kryeministrit njofton se ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Bullgari për tu takuar me udhëheqësit e Ballkanit në fillim të muajit të ardhshëm.

Netanjahu do të marrë pjesë në një samit të pacaktuar rajonal në Shqipëri më 1 nëntor. Më pas ai do të udhëtojë drejt Bullgarisë, ku do të takohet me krerët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

“Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për ish-burrështetasin”, shkruajnë mediat izraelite për vizitën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?