Kryeministri i përgjigjet Presidentit dhe deklaron se Greqia ka të drejtë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratat e kreut të shtetit, Ilir Meta lidhur me paktin detar me Greqinë.
Me tone fyese, kryeministri replikon me kreun e shtetit, por pa sqaruar asgjë lidhur me detajet e marrëveshjes me Greqinë. Rama thekson dhe njëherë se Greqia ka të drejtë për 12 miljet.
“Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI! Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq! Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!”,- shkruan Edi Rama në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

