Kryeministri ndryshon premtimin: Bastet online nuk do mbyllen

Edi Rama ishte i prerë para disa ditëve kur tha se do mbyllet çdo bast sportiv. Edhe kazinotë  elektronike, përjashtuar hotelet me 5 yje.

Sipas Edi Ramës, 31 dhjetori do të jetë dita e fundit kur pikat e basteve dhe kazinotë do të funksionojnë kudo. Që nga 1 janari ato do të zhvendosen vetëm në hotele dhe resorte me 5 yje në zona turistike.

“Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.” – u shpreh Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket basteve sportive që funksionojnë online, kryeministri u shpreh se po punohet për mbylljen e tyre. Rama premtoi se bastet sportive që funksionojnë në Shqipëri do të mbyllen më 31 dhjetor, ndërsa ato që funksionojnë nga jashtë në një fazë të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bastet sportive online do mbyllen në një fazë të dytë.” – u shpreh Rama. Pra ndryshoi premtimi. Duket një tërheqje e kryeministrit nga ajo çka deklaroi para disa ditëve, kur tha se asnjë bast nuk do të ketë pas datës 31 dhjetor 2018. Me sa duket bosët e basteve kanë ndërhyrë fuqishëm pranë qeverisë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?