FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama pranon shqiptarët e Kapshticës dhe i karantinon

Edi Rama ka dëgjuar zërin e arësyes dhe ka pranuar që shqiptarët të cilët nuk pranoheshin të hynin në Shqipëri, të lejohen. Kanë mbërritur në hotelin ku do të akomodohen qytetarët shqiptarë të cilët, ishin të bllokuar prej 5 ditësh në doganën e Kapshticës.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abc News se janë 35 qytetarë të cilët do të qendrojnë të karantinuar për 14 ditë në një hotel në periferi të Korçës.

Ndërkohë, siç shihet edhe nga videot e mëposhtme, zona përreth hotelit është e blinduar nga forca të shumta policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi për lirimin e tyre ka ardhur pas negociatave dhe marrjes përsiper të kostos, 14 ditë hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare. KKD e mori këtë vendim pasi kryeministri Rama deklaroi se ata do futen ne territorin tone, nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej ditës së premte ata qëndronin në të ftohtë dhe pa ushqime, ndërsa disa prej tyre shfaqën edhe probleme shëndetësore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?