FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama thirrje deputetëve: Dilni në terren

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nda deputetët e PS që të dalin në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet.

Menjëherë pas situatës alarmante në vend, pas reshejve të dendura të shiut, Kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve të dalin në terren, në ndihmë të qytetarëve. Më herët në debatet në Kuvend, Kryeministri tha se ishin marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Situata e përmbytjeve duket se po përkeqësohet nga ora në orë për shkak të reshjeve të shumta. Në qarqe të ndryshme të vendit ka nisur evakuimi i familjeve, banesat e të cilëve janë përmbytur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë probleme ka edhe në shumë akse rrugore, ku situata më e rënduar është paraqitur në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë aks rrugor niveli i ujit arriti në thuajse 1 metër, ndërsa Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë për të përmirësuar situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?