Kryeministri Rama uron mirëmëngjes me këto pamje (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video nga kisha e Peshkëpisë në Dropull.
Në këtë kishë, e cila sipas Ramës u shpëtua nga rrënimi, janë kryer punime për restaurimin e saj.
Edhe ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet në këtë kishë, ku dhe ka ndezur qirinj.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga kisha e Peshkëpisë në Dropull që u shpëtua nga rrënimi për të qenë shumë shpejt e hapur për besimtarë e turistët ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

