Kryepeshkopi i Greqisë: E admirojmë atë që bëri Kacifas
Vrasja e ekstremistit Kostandimos Kacifas pas sulmit me armë ndaj policisë shqiptare vijon jetë në qendër të debatit në opinionin dhe mediat greke. Veç mediave, që në shumicën e rasteve kanë dhënë lajme të rreme duke fshehur të vërtetën edhe kisha greke po jep ndihmën e saj për të heroizuar një person që qëlloi me armë pa asnjë arsye ndaj policisë shqiptare.
Ditën e sotme për Kacifas ka folur dhe kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos. Në një mesazh të shpërndarë në mediat greke Ieronymos thotë se e “Kacifas ishte një grek i Epirit të Veriut dhe në e admirojmë atë që bëri ai, por me mirë mund të flasë kryepeshkopi Anastas, i cili e njeh më mirë”.
Kryepeshkopi i Athinës deklaroi se në çështjet e shtetit dhe helenizmit nuk mund të këtë dallime mes kishës dhe shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

