FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT: Qeveria vë taksa 6% për librat shkollorë

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT, Kristian Kina, ka denoncuar një tjetër taksë që prek drejtëpërdrejtë xhepat e studentëve dhe nxënësve.

Ai shkruan në një postim në facebook, se qeveria ka vendosur një taksë 6% për furnizimin e librave të çdo lloji. Ndaj ai fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen me studentët përpara kryeministrisë, më 7 janar.

”Ndërkohë që prej 1 muaji studentët protestojnë për të drejtat e tyre, që të lehtësohen nga tarifat e larta që paguajnë për arsimimin e tyre, qeveria çfarë bën? Vendos taksë tjetër, që të rrisë akoma më shumë tarifat studentore. Vendos TVSH edhe për librat shkollorë. Një arsye akoma më shumë për të protestuar në datë 7 Janar, përpara Kryeministrisë”, shkruan Kina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?