Kthimi i ligjit për Teatrin, Meta: Kisha më shumë se 9 arsye. Me Bashkinë e Tiranës, bashkëpunim të mirë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “5 pyetjet” të gazetarit Ilir Babaramo ka sqaruar edhe njëherë arsyet pse e ktheu për të dytën herë ligjin për teatrin.

“Për çështjen e “Teatrit”, unë e kam ndjekur debatin, sepse ka qenë tepër publik dhe mjaft i nxehtë dhe jam përpjekur që të jem sa më racional në argumentet e mia. Ka pasur më shumë se 9 arsye për kthimin e këtij ligji një javë më parë, megjithatë unë jam përpjekur për të qenë sa më racional, duke u fokusuar te 9 më të rëndësishmet apo të paevitueshmet në trajtimin apo në reflektimin ndaj tyre. Përsa u takon qëndrimeve të mia ndaj qeverisë apo ndaj bashkisë, dua t’ju siguroj se me Bashkinë e Tiranës kemi një bashkëpunim shumë të mirë sidomos sa i takon “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, ku kjo bashki ka luajtur një rol tepër aktiv apo dhe për çështje të tjera. Përsa i takon partneritetit publik-privat në tërësi, besoj se është e rëndësishme të dëgjohen edhe shqetësimet e Bankës Botërore, shqetësimet Fondit Monetar Ndërkombëtar”, – ka sqaruar Meta.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Ju kthyet për herë të dytë ligjin e famshëm të “Teatrit”, që opozita e quan ligji “Fusha” në bazë të emrit të kompanisë së projektit. Pra, ishit i vendosur që ai ligj duhet të kthehet pas, nuk duhet të dekretohet. Në këtë rast ju ishit kundër projektit të qeverisë apo kundër kryetarit të Bashkisë Tiranë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta: Duhet t’ju konfirmoj që në gati 1 vit në detyrën e Presidentit mund të kem kthyer jo më shumë se 3-4 ligje – meqë kjo e “Teatrit” për mua është një, sepse të dyja rastet për një çështje është si thelb – iniciativa të qeverisë ku kam menduar që cenohet interesi publik apo interesi i qytetarëve apo aksesi i tyre në drejtësi, sikurse ka qenë rasti i tarifave gjyqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për çështjen e “Teatrit”, unë e kam ndjekur debatin, sepse ka qenë tepër publik dhe mjaft i nxehtë dhe jam përpjekur që të jem sa më racional në argumentet e mia. Ka pasur më shumë se 9 arsye për kthimin e këtij ligji një javë më parë, megjithatë unë jam përpjekur për të qenë sa më racional, duke u fokusuar te 9 më të rëndësishmet apo të paevitueshmet në trajtimin apo në reflektimin ndaj tyre.

Në rastin e dytë mendoj që kam qenë para një situate jo shumë normale, kur ishte miratuar një dekret dhe praktikisht nuk ishin kontestuar 9 arsyet për të cilat unë e kam kthyer atë ligj dhe në të njëjtën kohë është miratuar edhe ligji, i cili trajton deri diku problemin e garës, por jo problemet e tjera kushtetuese.

Edhe në këtë rast, ku dukej që Parlamenti kishte bërë një përpjekje për të reflektuar, përsëri dukej qartë nga ana kushtetuese që kishte disa kushte të pashpallura që favorizonin një apo disa subjekte të caktuara, që mund të kishin marrëveshje me pronarët në atë zonë dhe kjo cenonte apo diskriminonte të gjitha subjektet e tjera që mund të kishin idetë e tyre dhe projektet e tyre për ta zhvilluar atë zonë më në interes të publikut sesa të parët.

Kështu që kjo ka qenë arsye. Përsa u takon qëndrimeve të mia ndaj qeverisë apo ndaj bashkisë, dua t’ju siguroj se me Bashkinë e Tiranës kemi një bashkëpunim shumë të mirë sidomos sa i takon “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, ku kjo bashki ka luajtur një rol tepër aktiv apo dhe për çështje të tjera. Dhe përsa i takon qeverisë për gjithë çështjet e tjera bashkëpunimi ka qenë konstruktiv, por unë në këto vendime nisem vetëm nga Kushtetuta, nga ligji dhe nga bindjet e mia.

Gazetari: Doja t’ju dija edhe një opinionin tuaj, sepse ju keni një formim në fushën e ekonomisë, ngaqë për atë keni studiuar dhe duke marrë shkas nga rasti i ndërtimit të Teatrit të ri, për të cilin qeveria thotë se nuk ka fonde dhe për këtë arsye po e bën me Partneritet Publik-Privat (PPP), çka është kthyer në një fenomen. Një miliard Euro parashikohen projektet e ardhshme që do të zbatohen në këtë formë. Ju e shikoni të rrezikshme këtë formë financimi për financat publike apo është një mënyrë efikase?

Presidenti Meta: Çështja e Teatrit ka shumë probleme, që nuk do të doja t’i rendisja këtu, ku ndër problemet më kryesore kemi ato të trashëgimisë kulturore dhe Shqipëria dihet që është anëtare e shumë konventave. Sigurisht, është një pasuri që ne duhet ta ruajmë shumë, sepse nuk kemi kaq shumë pasuri pa fund. Aq më tepër edhe Tirana nuk është një qytet mijëravjeçar, kështu që është e rëndësishme edhe për të ardhmen e kryeqytetit tonë të jemi tepër të kujdesshëm.

Pastaj kishim edhe shumë probleme të tjera kushtetuese, që kanë të bëjnë me autonominë e pushtetit vendor, me garantimin e të drejtave të pronarëve të ligjshëm, me pasiguritë juridike që mund të krijohen në të ardhmen që mund të dëmtojë edhe interesat e shtetit, edhe interesat e pronarëve realë dhe kjo nuk është kryesorja, pra PPP-ja në rastin e “Teatrit”. Sigurisht që ky është një element.

Është shumë mirë kur shteti e ndërton vetë dhe i shikon mundësitë e i gjen burimet për këtë çështje, por natyrisht që kjo është një zgjidhje prapë e qeverisë dhe është detyra e saj që të sqarojë Parlamentin, opinionin publik, për vendimmarrjen.

Përsa i takon partneritetit publik-privat në tërësi, besoj se është e rëndësishme të dëgjohen edhe shqetësimet e Bankës Botërore, shqetësimet Fondit Monetar Ndërkombëtar. Këto janë institucione tepër të besueshme dhe që nuk kanë asnjë interes përveç stabilitetit të Shqipërisë dhe përmirësimit të performancës së saj makro-ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?