Kujtim Gjuzi: Rama të ftojë kundërshtarët në tryezë

Deputeti Kujtim Gjuzi në një konferencë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk duhet të rrijë pasiv, por të ftojë kundërshtarët politikë në tryezë.

Gjuzi më tej tha se vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë, por nuk ka armik askënd dhe kryeministri gjithashtu nuk duhet që të konsiderojë ndonjë palë si armike, por thjesht kundërshtarë.

“Rama të ftojë në tryezë bisedimi kundërshtarët e tij politik, sepse nuk i ka armiq.  Ne jemi të gjithë shqiptarë, pavarësisht se jemi me parti politike të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk bën që Shqipëria të mbajë një palë zgjedhje, ku në to të hyjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë dhe të mënjanjohet partia që solli demokracinë në vend në vitet 1990, PD-në”, tha Gjuzi ndër të të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?