Kurz: BE e kompletuar vetëm kur të anëtarësohet edhe Ballkani
Kancelari i Asutrisë Sebastian Kurz tha se Austria është historikisht partner i fortë i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ai tha se është nder për të që t’i ketë gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, duke falënderuar komisionerin Hahn për prezencën.
“Mendojmë se Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Stabiliteti i Evropës është i varur nga stabiliteti i vendeve të Ballkanit”, tha kancelari Kurz.
Nga ana e tij Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj në takimin e Nivelit të Lartë me homologë, e bëri të qartë se Kosova është e përkushtuar dhe e vendosur të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe se normalizimi i raporteve mes dyja vendeve, nënkupton njohjen reciproke si zgjidhje të vetme.
“Kosova ka një marrëveshje kontraktuale me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe ka bërë progres në implementimi e saj. Së pari marrëveshjet e ERA-s si i quajmë ne, si prioritet drejt Bashkimit Evropian janë implementuar. Ne po presim vizitën e Komisionierit Hahn gjatë muajit dhjetor për të lansuar ERA 2”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ajo çka është e rëndësishme në Kosovë është çështja e regjimit të vizave.
KOHA JONË SONDAZH

