FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kushtetuesja shqyrton padinë e PR për Komitetin Teknik, Mediu: Rama tenton të krijojë karantinë për opozitën

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot padinë e Partisë Republikane për Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Në një prononcim për mediat, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se po veprohet me dy standarde dhe se masat kufizojnë opozitën të kryejë veprimtarinë e saj. Sipas tij, Rama tenton që të krijojë karantinë për opozitën.

Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që Parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike apo dhe qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri, apo qytetari. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik. Duket qartë se nuk kemi më as ligje, as qeveri, por një qeveri të korruptuar, që përpiqet që të thyejë rregullat. Jemi për të respektuar çdo rregull, por që imponohen në mënyrë të barabartë tek të gjithë”, -tha Mediu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?