LAJM I FUNDIT/ Situata në pikën kufitare, ministri Bushati niset drejt Kakavijës
Që prej mbrëmjes së djeshme qytetarët shqiptarë me pasaporta shqiptare nuk janë lejuar të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës nga pala greke e cila ka nxjerrë si justifikim problemet me sistemin kompjuterik.
Situata është e rënduar pasi janë krijuar radhë të gjatë, për shkak se edhe mjetet të të gjitha llojeve nuk lejohen të kalojnë. Nisur nga apeli i qytetarëve, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që ndodhej në Derviçan për një takim me banorët, është nisur drejt Kakavijës.
Nuk dihet nëse do të rezultojë e suksesshme kjo vizitë e Bushatit dhe situata do të zhbllokohet në Kakavijë.
Probleme të njëjta kanë ndodhur edhe në Kapshticë dhe Qafë Botë ku kalojnë vetëm shtetas me dokumente greke dhe të zonës Schengen.
KOHA JONË SONDAZH

