Largimi i Bushatit, ish-ministrja e PS: Vendimi i Ramës, i pakuptimtë

Ish-ministrja dhe ish-deputetja Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, e cila njëherësh është edhe pjesë e OSBE, në rolin e ekspertes për çështjet e mjedisit e ka konsideruar të gabuar vendimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga Ministria e Jashtme.

Meksi thekson se Bushati kishte eksperiencën e duhur për të përballuar sfidat që presin vendin.

“Duke marrë parasysh përvojën time, nuk ka kuptim që të ndryshohet një Ministër i Jashtëm me përvojë, sidomos pas vendimit që Shqipëria të marrë kryesimin e OSBE-së në vitin 2020 dhe sfidave përpara që lidhen me angazhime të tilla të mëdha. Paç fat Ditmir Bushati”, shkruan ajo në ‘Twiteer’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendësimi i Bushatit me 28-vjeçarin Gent Cakaj vjen në një moment që Shqipëria është pranë marrëveshjes me Greqinë për paktin detar dhe hapjes së negociatave me BE në Qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?