Leskaj promovon në Vlorë librin për Biden, ndjek me të rinjtë ceremoninë e Presidentit

Drejtuesi politik i fushatës se PD në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj promovoi sot një libër për Presidentin e ri amerikan Joe Biden ndërkohë që ndoqi ceremoninë e betimit të Presindentit sëbashku me të rinjtë vlonjatë.

“Sot promovova librin me te fundit per Presidenitin Joe Biden shkruar nga nje gazetar amerikan dhe botuar ne shqip nga Morava dhe jua dhurova te rinjve”, shkruan në rrjetet sociale Leskaj.

Bëhet fjalë për librin me autor Evan Osnos:”Joe Biden -Ëndërrimtari Amerikan”,

Swiss Digital Desktop Reklama

Promovini u bë në të njëjtën orë kur në Capitol Hill inaugurohej presidenti i ri i SHBA, ndërsa Leskaj e ndoqi atë me të rinj anëtarë të FRPD Vlorë, FRPD Selenicë si dhe të rinj të tjerë të paangazhuar me forumet e PD të cilët ishin të pranishëm sot në zyrat qendrore të shtabit elektoral të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Simbolika e takimit me të rinjtë u përzgjodh për të treguar edhe mënyrën e politikbërjes dhe mënyrën se si arrihet suksesi kur qëllimet dhe synimet janë të qarta”, shkruan Leskaj.

Në të njëjtën kohë Leskaj u ka dhuruar të rinjve librin e tij “GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros” në të cilin flitet mbi Institucionin më të lartë të Auditimit në Amerikë dhe drejtuesin e saj Gene Dodaro. Leskaj është takuar disa herë me të përgjatë kohës që mbante postin e kryetarit të KLSH. a.b/DRONI.al/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?