Letra e Pittellës, reagon Balla: Italia pro hapjes së negociatave
Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të letrës së senatorit italian Gianni Pittella, i cili i kërkon kryeministrit itaian, Giuseppe Conte që Itaia të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla falenderon Pittellën dhe senatorët e tjerë demokratë italianë për mbështetjen e tyre për antarsimin e Shqipërisë në BE.
Sipas Ballës, mbështetja e tyre konfirmon edhe njëherë se Shqipëria e meriton dhe është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në familjen europiane.
Statusi i plotë i Taulant Ballës:
Faleminderit Gianni Pittella dhe shumë senatorëve të tjerë demokratë italianë për mbështetjen e tyre treguar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Mbështetja e tyre konfirmon edhe njëherë se Shqipëria e meriton dhe është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në familjen europiane.
Përmes një letre dërguar kryeministrit italian Giuseppe Conte, Senatori italian i PD-së, Gianni Pittella, ka kërkuar që në Këshillin e ardhshëm Europian të konfirmohet qëndrimi pro i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Faleminderit i dashur Gianni për mbështetjen dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përditë e më shumë më pranë Europës.
KOHA JONË SONDAZH

