“Letrat për koncesionin e Rinasit u mbyllën në një ditë”. Presidenti: Kuvendi një partiak është keqpërdorur
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për koncesionin e Rinasit. Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se Kuvendi një partiak është keqpërdorur për një afër që dëmton interesat kombëtare. Ai shprehet se letrat për kontratën janë mbyllur brenda një dite.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:
Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.
Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të “mbyllur letrat” në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncensionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora. 🇦🇱
KOHA JONË SONDAZH

